Një sherr i çastit mes disa të rinjve ka agravuar deri në plagosje me thikë të një 24 vjeçari. Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të kësaj të diele, në Shëngjin. Mësohet se konflikti ka zënë rrënjë në bregdet e më pas ka vijuar në shëtitoren e Shëngjinit, ku të rinjtë, për motive të dobëta kanë rrëmbyer armën e ftohtë dhe kanë qëlluar në drejtim të 24 vjeçarit, Markelian Pepa. Ky i fundit u dërgua me urgjencë drejt spitalit të Traumës, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën.