Në orët e para të mëngjesit të kësaj të marte, një ngjarje e rëndë është regjistruar pranë gjimanizt Partizani në kryeqytet, ku fatkeqësisht ka humbur jetën një 20-vjeçar, I identifikuar si Stivën Toshkëzi. Ngjarja e rëndë ka si motiv një sherr të nisur para disa ditësh mes viktimës dhe dy autorëve 18-vjeçar, Enzi Maze dhe Axel Hoxha. Nga burimet mësohet se sherri nisi për një vajzë, ndërkohë që palët pas përplasjes së para disa ditëve, u takuan sërish në një nga rrugicat pranë Gjimnazit Partizani, duke qenë se banonin në afërsi të njëri-tjetrit.