Një 16-vjeçar u plagos me thikë mbrëmjen e kësaj të marte NË Sarandë. Adoleshenti u godit me mjet prerës nga një 14-vjeçar pas një konflikti që pati me të. Ai u dërgua me urgjencë në spital, ku sipas burimeve kishte një plagë në gjoks dhe një në dorë. I mituri mësohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Konflikti mes dy adoleshentëve ndodhi në lagjen numër 2 të qytetit bregdetar, ndërsa shkak paraprak dyshohet se ka qënë një konflikt I çastit mes tyre.