Tre të rinj kanë mbetur të plagosur me thikë mbrëmjen e së enjte në Vlorë, në një sherr që degradoi deri në përdorimin e armëve të ftohta. Sipas të dhënave paraprake ngjarja ka ndodhur në një berberhanë, kur një person hyri brenda dhe sulmoi dy punonjësit e saj. Si pasojë mbetën të plagosur Ervis Sejko 35 vjeç dhe Kevin Nuredini 23 vjeç. Autori Mexhit Arapi më pas qëlloi veten me thikë dhe u arrestua nga autorët. Shkaqet e këtij krimi janë ende të paqarta, ndërkohë që ngjarja mendohet të ketë ndodhur pas një sherri të moment. Raportohet se në momentin e ngjarjes, autori ka qenë në gjendje të dehur, ndërkaq grupi hetimor po punon për zbardhejn e dinamikës.