Një 22-vjeçare venezueliane është hedhur nga kati i dytë i një moteli në qendër të Durrësit. Ngjarja ka ndodhur pak para orës 15:00 të së martës. E reja ka rënë mbi tendën e një lokali dhe pasi ka marrë informacion për situatën, policia ka kërkuar ndihmën e shërbimit zjarrfikës të Durrësit, që ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe ka bërë të mundur zbritjen e vajzës nga tenda.