Policia e Tiranës ka parandaluar një ngjarje e rëndë që mund të përfundonte në tragjedi. Ndërhyrja e shërbimeve të Policisë ka bërë të mundur parandalimin e përshkallëzimit të konfliktit që kishte nisur për motive të dobëta mes shtetasit E. B. dhe shtetasit N. Sh., i cili mbante me vete armë zjarri. Gjatë konfliktit fizik, shtetasit N. Sh. i ka rënë në tokë arma e zjarrit, të cilën e ka marrë shtetasi I. B. (babai i shtetasit E. B.) dhe e ka fshehur për të shmangur përgjegjësinë ligjore.