Një sherr për pak se nuk përfundoi me pasoja fatale në Sukth të Durrësit, mëngjesin e së martës. Bëhet fjalë për një sherr që nisi verbalisht, e më pas përfundoi me përdorimin e armës së gjahut. Gëzim Hoda, 32-vjeç, ka qëlluar me armë gjahu Lulëzim Përneshën, 28-vjeç, I cili u transportua në spitalin e Durrësit.