Arratia e 28-vjeçarit Emra Korteshi nuk zgjati shumë, pasi u kap pak orë pasi qëlloi me armë zjarri drejt Enrid Ismailaj. Konflikti mes dy të rinjve për motive të dobëta agravoi deri në përdorimin e armëve të zjarrit, por uniformat blu vunë në pranga 28-vjeçarin pak pas shpalljes së tij në kërkim. Nëpërmjet një njoftimi zyrtar, policia e Tiranës tregon se është sekuestruar edhe arma e zjarrit e llojit pistoletë, me të cilën Emra Korteshi tentoi të kryente vrasjen. Shërbimet e Komisariatit të Policisë nr.6 në kryeqytet, pas marrjes së njoftimit, organizuan dhe finalizuan operacionin ‘Speed’.