Një konflikt masiv u shënua në orët e para të mëngjesit në fshatin Gjashtë të Sarandës, ku pjesë e këtij sherri ishin edhe disa punonjës policie që ishin jashtë shërbimit. Ngjarja u shënua rreth orës 1 e 35, ndërsa të plagosur mbetën vëllezërit Enea Nexhipi dhe Albi Nexhipi, të cilët pasi morën trajtim në spital u shoqëruan nga policia në komisariat për tu marrë në pyetje lidhur me konfliktin.