Një sherr mes dy grupe personash ka ndodhur mbrëmjen e së dielës në një lokal pranë parkut të qytetit të Korçës, duke përfunduar me tre të plagosur dhe disa të shoqëruar nga policia. Fillimisht, palët janë konfliktuar verbalisht për motive banale, por debati ka degjeneruar në dhunë fizike, duke përfshirë hedhje karrigesh dhe përdorim shkopash bejsbolli. Në kulmin e sherrit, tre persona kanë përdorur mjete të mprehta, duke plagosur tre persona, dy prej tyre në trup dhe një në krah. Të plagosurit ndodhen jashtë rrezikut për jetën.