Sherri ka shpërthyer paraditen e të hënës në Kuvendin e serbisë, ku përfaqësues të pozitës dhe opozitës janë shtyrë dhe përleshur mes tyre. Përveç deputetëve, në incident u përfshinë edhe ministra të Qeverisë, ndërsa sigurimi i Kuvendit përpiqej t’i ndante ata. Deputetët e opozitës më herët i kishin kërkuar Kuvendit, ku po diskutohej për buxhetin, të votonte për mosbesimin e Qeverisë pas aksidentit në Novi Sad, ku humbën jetën 15 persona.