Top News – Shërimi nga koronavirusi/ Nivel të njëjtë mbrojtjeje me vaksinën anticovid
14/01/2021 12:45

Njerëzit që shërohen nga koronavirusi kanë një nivel të ngjashëm mbrojtjeje kundër infektimeve të ardhshme si ata që marrin vaksinën anticovid, të paktën për pesë muajt e parë. Sipas një studimi të kryer nga Public Health England, një infeksion i kaluar ofron 83 për qind mbrojtje nga riinfektimi për të paktën 20 javë. Por ekspertët paralajmërojnë se disa njerëz infektohen sërish me covid 19 dhe mund të infektojnë edhe të tjerët. Zyrtarët nënvizojnë po ashtu se njerëzit duhet të vazhdojnë të ndjekin rregullat e përcaktuar në kuadër të luftës kundër koronavirusit, pavarësisht nëse e kanë patur apo jo virusin. Sudan Hopkins, që ka udhëhequr studimin, tha se rezultatet ishin inkurajuese, duke sugjeruar që imuniteti zgjat më shumë nga sa disa njerëz druanin por mbrojtja nuk duhet marrë si e mirëqenë. Ka patur shqetësim të veçantë për disa raste riinfektimesh që kishin nivele të larta virusi, edhe pa simptoma, dhe që ishin në rrezik t’ia kalonin të tjerëve. Nga qershori deri në nëntor të 2020, thuajse 21 mijë punonjës të kujdesit shëndetësor në Britani janë testuar rregullisht për të parë nëse ata e kishin aktualisht virusin apo e kishin patur atë më parë. Nga ata që nuk kishin asnjë antitrup, çka sugjeron se nuk e kanë patur kurrë atë, 318 u prekën gjatë kësaj kohe. Por mes 6614 personave që kishin antitrupa, shifra ishte vetëm 44.

Top News- Dorëzohet Irani, gati t’i jap fund luftës, por me një kusht
31/03 22:59
Top News- Britania në Luftë? Nxjerr trupat ushtarake, i nis drejt Lindjes së Mesme kundër Iranit
31/03 22:58
Top News- Irani nxjerr fëmijët në fushëbetejë/ I armatos kundër SHBA e Izraelit
31/03 22:58
Top News-SHBA hedh bombat 2000 paundëshe, digjet Irani/ Trump nxjerr artilerinë e rëndë
31/03 22:57
Top Channel/ Zbulohet lëvizja e madhe! Mbreti i Anglisë do takojë Trump në Shtëpinë e Bardhë
31/03 20:01
A do ketë sulme të reja mes Iranit dhe SHBA?/ Ja çfarë pritet në orët në vijim
31/03 19:30
Top News-Nga VAR, te zëvendësimet. FIFA zyrtarizon rregullat e reja për Botërorin
31/03 19:05
Top News- ‘Mësoni si të luftoni vetë’/ Trump kërcënon Europën-Nuk do të jemi më atje për ju
31/03 18:55
Top News – Me kë po flet Trumpi në Iran? Përmend kreun e Kuvendit, por ai e ka mohuar
31/03 18:54
Top News – ‘Aleancë me vendet arabe’. Netanjahu sulmon udhëheqësit e BE: Frikacakë!
31/03 16:19
Top Channel/ Varianti “Cicada” rikthen vëmendjen te COVID-19, por pa alarm!
31/03 15:18
Top Channel/ “Shkoni merrni naftën tuaj”! Trump sfidon vendet europiane për Hormuzin
31/03 15:08
Top Channel/ Rusia refuzon paqen për Pashkë! Kremlini: S’ka propozim të qartë nga Ukraina
31/03 14:58
Top Channel/ Diplomatët e BE në Kiev për Buçën/ 4 vite nga ngjarja, BE ne krah te Ukrainës
31/03 14:20
Top News – Vrasja e 3 paqeruajtësve në Liban, Këshilli i Sigurimit i OKB mblidhet në seancë urgjente
31/03 14:16
Top News – Dronë ‘Made in Germany’. Rheinmetall prezanton Ghost Bat për ‘Bundeswehr’
31/03 13:33
Top News – Italia i thotë ‘Jo’ Trump/ Nuk jep leje për përdorimin e bazave të saj ushtarake
31/03 13:24
Top News – Irani, 32 ditë pa internet. Autoritetet masa të rrepta censurimi në shkallë kombëtare
31/03 12:10
Top Channel/ Celine Dion rikthehet në skenë pas sëmundjes së rrallë, publikon këngë të re
31/03 12:10
Top News – Britania e Madhe, e shqetësuar nga lufta. Starmer takim urgjent mbi pasojat ekonomike
31/03 12:02