Top News – Shërbimi sekret shton sigurinë për Biden
06/11/2020 14:37

Shërbimi sekret amerikan, po shton masat e sigurisë për Joe Biden, nga dita e sotme, në rast se ai do të shpallë së shpejti fitoren në zgjedhje – raporton Uashington Post. Agjentë shtesë do të vendosen në detyrë pasi ekipi i tij i fushatës i tha shërbimit sekret se ai mund të mbajë një fjalim të rëndësishëm, ndoshta që të premten, raporton gazeta, duke cituar burime të afërt me fushatën. Zëdhënësja e shërbimit sekret, Catherine Milhoan, nuk pranoi të bënte komente duke thënë se agjencia nuk i diskuton planet e sigurisë për personalitetet e larta. Biden dhe ekipi i tij zgjedhor janë vendosur në një qendër konventash në Uillmington të Delaëerit. Por, ndërsa ende nuk është përcaktuar asgjë, rriten tensionet në shumë shtete amerikane. Pas netësh përleshje dhe arrestime, FBI ka hapur hetime për një sulm të supozuar kundër qendrës së konventave në Filadelfia, në të cilën po zhvillohet numërimi i votave. Sipas të dhënave, policia ka patur një informacion për një grup personash të armatosur që në bordin e një Hummeri po drejtoheshin nga qendra e kongreseve. Agjentët kanë ndaluar mjetin dhe kanë arrestuar dy persona. Ndërkohë vazhdojnë tensionet e lidhura me kërcënimet për aksione ligjore të ekipit të trump për parregullsi në kontrollin dhe verifikimin e votave, mbi të gjitha në shtetet kyce në garën për shtëpinë e bardhë. Trump kërkon ndalimin e numërimit sepse pretendon se po shfaqen nga asgjëja vota fantazëm.

Top Channel/ “Lamtumirë Dubai”: Eksodi i miliarderëve, largohen prej luftës në Iran!
04/04 15:08
Top News – Kina, plane të fshehta bërthamore. CNN zbulon impiantet e prodhimit të armëve
04/04 12:47
Top News-Granata e superfuqishme në dorën e SHBA. Prezantohet M111, dëmton çdo organ të trupit
04/04 12:05
Top Channel/ U lëshua me katapultë: Irani ofron shpërblim për pilotin e avionit të rrëzuar amerikan!
04/04 11:58
Top News- Digjet Kalifornia Jugore/ Shpërthejnë zjarret, evakuime në disa zona
04/04 11:49
Top News- Terminator, në vijën e frontit! Ukraina nxjerr robotët luftarakë kundër Rusisë
04/04 11:49
Top Channel/ Kriza e energjisë, Meloni në Gjirin Persik: Aleatë me SHBA, por jo kosto për Italinë!
04/04 11:47
Top Channel/ “Më mirë i përgatitur se i penduar”, BE-ja nis masat për krizën e energjisë!
04/04 11:46
Top Channel/Lufta në Iran ndryshon hartën e turizmit: Shqiperia, përfituesja më e madhe në Ballkan?!
04/04 11:45
Top News – Trump: Jemi në luftë!/ Çfarë ndodh tani pas rrëzimit të dy avionëve amerikanë nga Irani
04/04 10:31
Top Channel/ Udha e kryqit, Papa Leoni mesazh për luftën
03/04 23:37
Top Channel/ Çfarë fshihet pas rrëzimit të avionit amerikan në Iran? E zbulojnë analistët
03/04 23:19
Top News- SHBA në kaos në Lindjen e Mesme, dy avionë luftarakë të rrëzuar në pak orë
03/04 22:58
Top News- Irani rrëzon tjetër avion amerikan, A-10 u godit në zonën e Hormuzit
03/04 22:57
Top News- Rrëzohet F-15E-ja luftarake amerikane, Irani godet avionin e parë nga nisja e luftës
03/04 22:56
Top News- Ukraina ngadalëson përparimin e armikut, çliron tokën, shteron arkën e luftës së Rusisë
03/04 22:55
Top Channel/ Treni me 412 pasagjerë del nga shinat në Rusi, plagosen 22 persona, dyshohet se…
03/04 22:45
Top Channel/ Bombardohet ura më e madhe në Iran, Trump publikon pamjet, 8 të vdekur e 95 të plagosur
03/04 22:43
Top Channel/ Tensionet në Lindjen e Mesme, anija franceze kalon Ngushticën e Hormuzit
03/04 22:41
Top Channel/ Rrëzohet avioni amerikan në Iran, Shtëpia e Bardhë: Presidenti është njoftuar
03/04 20:04