Kreu i qeverisë Edi Rama ka publikuar një tjetër mesazh nga një pacient i cili tashmë e ka fituar betejën me koronavirusin. Ai është Kastriot Karabolli, 62-vjeç nga Vlora i cili bën apel që qytetarët të mos neglizhojnë marrjen e shërbimit spitalor në rast se kanë simptoma të COVID. 62 vjecari thotë se gjatë periudhës që ka qenë i shtruar në spitalin Infektiv është hasur me një shërbim shembullor nga ana e stafit.