Deputeti i vetëm shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka paralajmëruar se mundësitë për pasoja si rezultat i futjes së shërbimit të detyrueshëm ushtarak, duke e cilësuar këtë nismë si shqetësuese për shqiptarët në Luginën e Preshevës. Përmes një postimi publik në FaceBook, Kamberi theksoi se kujtesa e shqiptarëve është ende e rënduar nga përvojat e dhimbshme gjatë kohës së Armatës Popullore të Jugosllavisë (APJ), ku shumë të rinj shqiptarë u trajtuan në mënyrë diskriminuese.