Në Gjermani po diskutohet gjithnjë e më shumë mundësia e rikthimit të shërbimit të detyrueshëm ushtarak, si pjesë e strategjisë së re të mbrojtjes së vendit, që ndryshoi pas shpërthimit të luftës në Ukrainë. “Nëse nuk arrijmë të tërheqim një numër të mjaftueshëm vullnetarësh në forcat e armatosura, na duhet të kthejmë shërbimin ushtarak të detyrueshëm” tha Ministri i Mbrojtjes Boris Pistorius për mediat gjermane.