Zëvendës kryeministrja Belinda Balluku ka inspektuar nga afër punimet për ndërtimin e Drejtorisë Rajonale në Mat, e cila iu shërben mbi 13 mijë drejtuesve të automjeteve, në bashkitë Burrel dhe Klos. Në fjalën e saj, Balluku është shprehur se një projekt i tillë do të sjellë jo vetëm ulje të kostos ekonomike, por edhe një lehtësim të procedurave në kohë fizike.