Apeli i Posaçëm ka dhënë vendimin për ish-drejtoreshën e Përgjithshme të institucionit “Tirana Parking”, Eglantina Zere dhe katër zyrtarët e tjerë të Bashkisë Tiranë, Rivjola Baxha, Enkelejda Qyta, Bruno Koçi dhe Kristo Zhulati, të cilët u akuzuan për “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”. Për të gjithë grupin, shkalla e dytë e gjyqësorit ka pezulluar dënimin me burg, duke e konvertuar në shërbim prove për një afat prej 1 viti. Në shkallë të parë ata ishin dënuar me nga 6 muaj burg secili, me procedurën e shkurtuar.