Enedjon Kaci, shenjestra e atentatit të shënuar në datën 22 në Kamëz po hetohet në gjendje të lirë nga prokuroria e kryeqytetit nën dyshimin se ka kryer veprën penale moskallëzim krimi. 30 vjecari do hetohet pa masë sigurie nga prokuroria e Tiranës, e cila prej disa ditësh ka nisur hetimet lidhur me këtë ngjarje, teksa vijojnë të jenë në kërkim dy autorët e dyshuar. Fabion Kurti dhe Dejvi Mullai dy 24 vjecarë dyshohen se qëlluan me armë zjarri nga automjeti i tyre në drejtim të automjetit të Enedjon Kacit.