Shenjat e plumbave janë ende në xhamat e lokalit, ku ndodhi konflikti me pasojë vdekjen e tre personave në Klos një ditë më parë. Familjet banojnë në dy fshatra të ndryshëm. Një histori dashurie mes dy adoleshenteve e kundërshtuar nga familjet solli një masakër me tre viktima dhe dy të plagosur rëndë në Klos ditën e mërkurë rreth orës 14.00