Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, është takuar me presidentin kinez, Xi Jinping, gjatë vizitës së tij dyditore në Kinë. Presidenti kinez tha se me SHBA-në kanë arritur disa marrëveshje. “Të dyja palët kanë bërë përparim dhe kanë arritur marrëveshje në disa çështje specifike. Kjo është një gjë e mirë”, tha ai.