Më 14 dhjetor drejt dyerve të Gjykatës së Posaçme AntiKorrupsion do të drejtohet djali i ish kryeministrit të vendit së bashku me ish ministrin Aldo Bumçi. Fax-i me mbishkrimin “Për Shkëlzenin” , përmes së cilit 16 vite më parë ish ministri i drejtësisë, Aldo Bumçi i përcillte aprovimin ish ministrit të mbrojtes, Fatmir Mediu për procedurën ligjore të demotimit të armëve në Gërdec, ngre dyshime për implikimin e Shkëlzen Berishës në këtë procedurë.