Në podkastin e kësaj të diele, Kryeministri Edi Rama tha se vendimi për pezullimin e Ballukut nga gjykata e posaçme nuk erdhi në qiell të pastër, sepse paralelisht me pezullimin, sipas tij, antikushtetues të një ministri, u shpërfaq, këtë here, jo falë, një prokurori e një gjykatësi të vetëm, po falë dy shoqatash të gjyqtarëve të Shqipërisë, një tjetër brutalitet alla shqiptarçe, me hapjen e një gjyqi nga gjykatesit për të rritur pagat e tyre.