Raporti më i fundit i Shoqatës Together for Life, i bazuar në monitorimin e 13 institucioneve që operojnë në sektorin e shëndetësisë, evidenton një realitet shqetësues lidhur me funksionimin në praktikë të mekanizmave të ankesave. Gjatë vitit 2024 është konstatuar një numër relativisht i ulët i ankesave të raportuara për ryshfet dhe korrupsion në sektorin e shëndetësisë, çka ngre shqetësime mbi nivelin real të raportimit dhe përdorimin e kanaleve ekzistuese nga qytetarët.