Top News – Shembja e ndërtimeve pa leje në bregdet/ Të hënën nis aksioni IKMT në Ksamil dhe Velipojë
06/06/2021 14:49

Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit do të nisë ditën e hënë operacionin për prishjen e objekteve pa leje në zonën bregdetare të vendit. Operacioni do të fillojë njëherësh në dy zona të ndryshme, Ksamil dhe Velipojë, duke vijuar më pas në drejtimet respektive me prishjen e objekteve zonë pas zone. Sipas të dhënave të IKMT objektet që do të shemben janë nga 1 deri në 5 kate, me struktura beton-arme dhe të lehtësuara. Në zonën e Velipojës janë planifikuar të prishen rreth 15 objekte të tilla, ndërsa në Ksamil rreth 30. Në prag të nisjes së operacionit, kryeinspektori i IKMT Ajet Zyberaj ka pohuar se nuk do të tolerohet asnjë shkelje ligji. Nisja e aksionit ‘Bregdeti ynë’, kundër bndërtimeve pa leje në zonat turistike, u parlajmërua pak ditë më parë nga kryeministri I vendit Edi Rama gjatë një inspektimi në zonën e Shengjinit. Rama tha se ndërtimet pa leje në bregdet jo vetëm që do të shemben, por edhe do të ketë pasoja për abuzuesit. Ai kërkoi që inertet të hiqen nga vetë pronarët e ndërtimeve pa leje. Me argumentin se shitësit përgjatë rrugëve nacionale përbëjnë burim aksidentesh, qeveria vendosi që edhe ata të mos lejohet më të zhvillojnë aktivitetin e tyre, sidomos gjatë sezonit të verës kur incidentet në rrugë shtohen gjithnjë e më shumë. Kjo nuk është hera e parë që në vendin tonë nis aksioni në zonat bregdetare kundër ndërtimeve pa leje në kohën kur ka nisur edhe sezoni turistik. Kështu ka ndodhur edhe në raste të ngjashme në vitet e kaluara, kur ndërtimet e shembura kanë mbetur si gërmadha për muaj me radhë në zonat ku është ndërhyrë.

Top Channel/ Aksident i rëndë në Bulqizë, makinë përplasen ‘kokë më kokë’, një i plagosur
25/12 13:29
Top Channel/ Surpriza e Krishtlindjes në Himarë, babagjyshi sjell lodra nga ajri
25/12 13:07
Top Channel/ Krishtlindja shqiptare, të krishterët festojnë lindjen e Krishtit në të gjitha kishat
25/12 12:59
Top Channel/ Krishtlindja, ortodoksët dhe katolikët në gjithë vendin festojnë lindjen e Krishtit
25/12 12:18
Top Channel/ Fondacioni “Dritan Hoxha” dhe Top Channel në krah të fëmijëve me spektrin autik
25/12 12:17
Top Channel/ Urimet për festën, mesazhet e presidentit, kryeministrit dhe kryetarit të opozitës
25/12 12:12
Top Channel/ Babagjyshi vjen nga ajri në Himarë, surprizon fëmijët në shëtitoren e qytetit
25/12 12:08
Top News – Kremtohet Krishtlindja. Mesazhe humanizmi dhe rikthimi te vlerat morale
25/12 12:01
Top Channel/ Mesha e Krishtlindjes në Fier, qindra besimtarë i bashkohen kremtimit të festës
25/12 11:51
Top News – Mungesa e ilaçeve kushton jetë! Rasti tragjik i 11-vjeçarit në QSUT
25/12 11:35
Top Channel/ Besimtarët Ortodoks në Gjirokastër festojnë Krishtlindjen, pamje nga mesha
25/12 11:35
Top News – Mungesa e Protokolleve mjekësore çon mjekët nëpër gjyqe
25/12 11:33
Top Channel/ Qindra besimtarë ortodoksë ndjekin liturgjinë në kishën Shën Theodhori në Vlorë
25/12 11:22
Top News – Miliona euro në xhepat e Allajbeut/‘Karteli’ i spitaleve private gllabëron fondet publike
25/12 11:16
Top Channel/ Atmosferë Krishtlindjesh, besimtarët në Durrës kremtojnë festën e shenjtë, lutje…
25/12 10:53
Top Channel/ Mesazhi nga Kryepeshkopi i Tiranës, Durrësit dhe i gjithë Shqipërisë, Imzot †Joani
25/12 10:45
Top Channel/ Qindra besimtarë katolikë në Katedralen e Lezhës,Ipeshkvi Otavio Vital thirrje për paqe
25/12 09:24
Top Channel/ Krishtlindja, besimtarët e krishterë ndjekin meshat, TCH uron të gjithë shqiptarët
25/12 09:19
Top Channel/ Tryeza plot, shtëpia bosh: Familjet në Dropull festojnë në vetmi, fëmijët emigrojnë
24/12 23:37
Top Channel/Fundi i luftës, SHBA-Ukrainë marrëveshje, Moska pa përgjigje, Zelensky gati referendum
24/12 23:36
DIGITALB DIGITALB