Kombëtarja shqiptare nisi këtë të hënë grumbullimin për dy ndeshjet e radhës atë shumë të rëndësishme me Serbinë për kualifikueset e Botërorit 2026 dhe miqësoren me Jordaninë. Padyshim që e gjithë vëmendja shkon pikërisht te ndeshja me Serbinë pasi është një sfidë që mbart emocione që tejkalojnë aspektin sportiv dhe rrit presionin te kuqezinjë. Por Julian Shehu thekson se ajo që ka rëndësi është përqendrimi në lojë dhe marrja e tre pikëve Në të njëjtën linjë me Julian Shehun oishte edhe Qazim Laci që theksoi se fitorja me Serbinë ka shumë rëndësi edhe për ecurinë e Kombëtares në kualifikuese