Ambasadorja e Bashkimit Europian në Shqipëri, Christiane Hohmann, dorëzoi zyrtarisht në presidencë dhe kuvend, progresraportin e prezantuar nga eurokomisioneri, Oliver Varhely. Presidenti Begaj nënvizoi se ky raport duhet të shërbejë si një udhërrëfyes i paanshëm për Kuvendin e Shqipërisë, Qeverinë dhe të gjitha institucionet përgjegjëse për vijimin e reformave në vend, teksa u bëri apel për përgjegjshmëri e transparencë të gjithë institucioneve shtetërore.