Shefi dhe themeluesi i Telegram-it, Pavel Durov, është vënë nën hetim zyrtar në Francë si pjesë e një hetimi për krimin e organizuar në aplikacionin qe ai drejton. Ai nuk është vendosur në paraburgim, por është nën mbikëqyrje gjyqësore dhe duhet të paguajë një shumë prej 5 milion euro. Miliarderi me origjinë ruse, i cili është gjithashtu një shtetas francez, duhet të paraqitet në një stacion policie në Francë dy herë në javë dhe nuk lejohet të largohet nga territori i shtetit francez. Në një deklaratë të postuar në platformën e tij pas arrestimit të Durov, rrjeti Telegram tha se i përmbahet ligjeve të BE-së.