Tensionet më të fundit në veri të kosovës, kanë shtyrë sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, t’i telefonojë kryeministrit të Kosovës Albin Kurti, dhe këtë e ka konfirmuar vetë Jens Stoltenberg në një postim në Tëitter. Shefi i NATO-s bën apel se të gjitha palët duhet të ruajnë qetësinë dhe të shmangin veprimet e njëanshme. “Bisedova me Albin Kurtin për tensionet e fundit në Kosovë dhe rëndësinë e vazhdueshme të misionit të KFOR-it. Të gjitha palët duhet të ruajnë qetësinë, të shmangin veprimet e njëanshme dhe të mbështesin dialogun e ndërmjetësuar nga BE. Mbetem në kontakt të ngushtë me Prishtinën dhe Beogradin”, ka shkruar Stoltenberg në Tëitter.