Shefi ekzekutiv i Google ka thënë se shqetësimet rreth inteligjencës artificiale e mbajnë atë zgjuar natën dhe se teknologjia mund të jetë "shumë e dëmshme" nëse përdoret gabimisht. Sundar Pichai bëri thirrje për një kuadër rregullator global për inteligjencën artificiale të ngjashëm me traktatet e përdorura për të rregulluar përdorimin e armëve bërthamore. Ai paralajmëroi se konkurrenca për të prodhuar përparime në këtë fushtë të teknologjisë mund të çojë në anashkalimin e shqetësimeve për sigurinë.