Drejtori i Drejtorisë së Hetimit Antimafia të Italisë (DIA), Gjeneral Lejtnant Michele Carbone, zhvilloi një vizitë zyrtare në ambientet e Policisë së Shtetit, ku u prit në një takim miqësor nga Drejtori i Përgjithshëm, Drejtues Madhor Ilir Proda. Gjatë këtij takimi, të dy drejtuesit vlerësuan lart bashkëpunimin e deritanishëm ndërinstitucional mes Policisë së Shtetit, DIA-s dhe Policisë italiane.