Në një vizitë sekrete, larg medias dhe pa asnjë komunikim e njoftim zyrtare, drejtori i CIA-s, William Burns mbërriti në Prishtinë pak pas mesditës së të enjtes. Pak pasi avioni ushtarak me të cilin udhëtoi edhe në Sarajevë dhe Beograd u ul në aeroportin Adem Jashari, Burns mbërriti në ambientet e Kuvendit të Kosovës.