Shefi i CIA-s, William Burns, që ndodhet prej pasdites së të enjtes në Prishtinë u pa të hyjë në orët e hershme të paradites së të premtes në godinën e Qeverisë së Kosovës, për t’u takuar me Kryeministrin, Albin Kurti. Nga të dyja palët, si nga ambasada e SHBA në Prishtinë, ashtu edhe nga qeveria e Kosovës takimi është mbajtur sekret. Por, ai mbërrin në një kohë që Albin Kurti është përplasur me ndërkombëtarët në lidhje me hapjen e urës mbi lumin Ibër në Mitrovicë, që SHBA e kundërshton.