Ngërçi i dialogut mes Prishtinës dhe Beogradit apo edhe marrëdhëniet e ngushta histroike mes Serbisë dhe Rusisë, po shihen si kërcënim për stabilitetin rajonal, nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Dokumentet zyrtare të ambasadave amerikane, përcaktojnë strategjitë që do të ndjekin diplomatët amerikanë Jeffrey Hovenier dhe Christopher Hill.