Koreja e Veriut mëngjesin e së mërkurës ka lëshuar dy raketa detare në perëndim të qytetit bregdetar Onçon, thanë zyrtarë nga ushtria e Koresë së Jugut. “Mëngjesin e sotëm, ne kemi pikasur dy raketa lundruese të lëshuara nga Koreja e Veriut në Detin Perëndimor nga Onço, në provincën e Pionganit Jugor”, tha një zyrtar i Ministrisë së Mbrojtjes për AFP-në. “Autoritetet ushtarake të Shteteve të Bashkuara dhe Koresë së Jugut po analizojnë specifikat, si distanca e fluturimit të këtyre raketave”, shtoi ky zyrtar. Lëshimi i këtyre raketave vjen teksa Koreja e Jugut dhe Shtetet e Bashkuara nisën përgatitjet për stërvitjet e përbashkëta ushtarake që do të mbajnë nga 22 gushti deri më 1 shtator.