Pas samitit të NATO-s, në Vilnius të Lituanisë, presidenti amerikan Joe Biden është rikthyer në Shtëpinë e Bardhë me ide të reja, ndonëse deri diku të rrezikshme. Ai ka lëshuar një urdhër ekzekutiv të që autorizon dislokimin e rezervistëve amerikanë në Evropë. Me këtë urdhër, Biden autorizon liderët ushtarakë, përfshirë Sekretarin e Mbrojtjes Lloyd Austin, që të mobilizojnë "forcat rezervë" në ndihmë të operacionit Atlantic Resolve, që nisi në 2014-ën si reagim ndaj veprimeve ruse në Ukrainë.