Dy krerë të kartelit meksikan të drogës, Sinaloa, janë arrestuar nga agjentët merikanë në Teksas. Departamenti amerikan i Drejtësisë, bëri të ditur se në pranga kanë përfunduar Ismael Zambada Garcia, i njohur si “El Mayo”, bashkëthemelues i kartelit dhe Joaquin Guzman Lopez, djali i bashkëthemeluesit tjetër të kartelit, El Chapo.