Amerikanët në të 50 shtetet po shënojnë 4 Korrikun, ditën e pavarësisë, në mesin e festave entuziaste që e shënojnë këtë ditë. Spektakle fishekzjarresh, parada patriotike dhe barbekju në oborre, janë bërë tani tradite. 4 Korriku, shënon ditën kur u miratua Deklarata e Pavarësisë dhe 13 kolonitë e Amerikës së Veriut u ndanë zyrtarisht nga Britania e Madhe. Këtë vit, shënohet 249 vjetori i pavarësisë. Fishekzjarrët u bënë pjesë e festimeve të Ditës së Pavarësisë që në vitin e parë që u festua përvjetori dhe që atëherë, vazhdojnë të përdoren cdo mbrëmje të 4 korrikut.