Emri i poetit dhe diplomatit të njohur shqiptar Fan Noli u jetëzua në një nga rrugët e New York-ut, ku prej vitesh jetojnë dhe punojnë një numër i madh shqiptarësh. Fill pas miratimit të ligjit, në 15 dhjetor të vitit 2021, nga këshilli i New York City, komuniteti shqiptar bëri kërkesa të vazhdueshme që rruga ku kryqëzohen Trenbroeck dhe Morris Park, të mbaj emrin e shkrimtarit të mirënjohur, të diplomuar në Harvard.