Top News – ‘SHBA po luan me zjarrin’ / Kina tërbohet nga mbështetja për Tajvanin
22/12/2024 12:40

Qeveria e Kinës ka kundërshtuar të dielën vendimin e Shteteve të Bashkuara për t’i dhënë më shumë ndihmë ushtarake dhe për t’i shitur armë Tajvanit, duke thënë se Uashingtoni “po luan me zjarrin”. Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, autorizoi të shtunën furnizimin e Tajvanit me materiale dhe shërbime nga Departamenti i Mbrojtjes, si dhe ofrimin e edukimit dhe trajnimit ushtarak. Kjo ndihmë kap vlerën e rreth 571 milionë dollarëve. Ndërkohë, Departamenti amerikan i Mbrojtjes njoftoi të premten se ka aprovuar shitje armësh për Tajvanin në vlerë 295 milionë dollarë. Ministria e Jashtme e Kinës i bëri thirrje SHBA-së në një komunikatë që ta ndalë armatosjen e Tajvanit dhe t’i ndalojë ato që i quajti "lëvizje të rrezikshme që minojnë paqen dhe stabilitetin në Ngushticën e Tajvanit". Tajvani është një ishull demokratik me 23 milionë banorë, por Qeveria kineze pretendon se ai është territor i saj dhe thotë se duhet të vihet nën kontrollin e saj. Tajvani dhe Kina u ndanë në vitin 1949, pas një lufte civile e cila mbaroi me Partinë Komuniste në pushtet në Kinë. Ishulli i vetëqeverisur nuk ka qenë asnjëherë pesë e Republikës së Popullit të Kinës, por Pekini e sheh Tajvanin si një provincë të shkëputur që duhet ta rimarrë qoftë edhe me forcë. Duke i shitur armë dhe e mbështetur ushtarakisht, SHBA-ja synon ta ndihmojë Tajvanin të mbrohet dhe ta parandalojë Kinën nga kryerja e ndonjë sulmi. Biden kishte autorizuar një mbështetje të ngjashme në shtator, në vlerë prej 567 milionë dollarë. Shitja e armatimit përfshin 265 milionë dollarë për rreth 300 sisteme radiotaktike dhe 30 milionë dollarë për 16 mbajtëse armësh. Ministria e Jashtme e Tajvanit mirëpriti miratimin e dy shitjeve, duke thënë në një postim në rrjetet sociale në X se kjo rikonfirmoi “angazhimin e Qeverisë së SHBA-së ndaj mbrojtjes sonë”.

Top News- SHBA gati për sulm tokësor/ Dalin shifrat: 140 ushtarë u plagosën nga Irani
10/03 23:15
Top Channel/ Renditja e Forbes, Musk, më i pasuri në planet. Trump ngjitet me 55 pozicione
10/03 22:36
Top News- Irani mbush me mina Ngushticën e Hormuzit, marina amerikane i shkatërron anijet
10/03 22:31
Top Channel/ Irani i përgjigjet kërcënimit të Trump: Ne do të vazhdojmë të qëllojmë me raketa për…
10/03 20:36
Top Channel/ Erdogan paralajmëron sërish Iranin: Shkeljet e hapësirës ajrore turke nuk…
10/03 19:39
Top Channel/ Europa, “roje” për naftën në Hormuz! Zbulohet plani Angli-Gjermani-Itali
10/03 19:36
Top Channel/ Lufta në Lindjen e Mesme, EasyJet “ngrin” rifillimin e fluturimeve për në…
10/03 19:02
Top Channel/ Sot dita e ndëshkimit! SHBA paralajmëron sulmet më të ashpra ndaj Iranit
10/03 15:07
Top News – Putini, fituesi i madh i luftës me Iranin / Më shumë para në arkat e Moskës
10/03 15:07
Top News – Irani i thotë Trumpit: Ruaj kokën tënde! I përgjigjet kërcënimeve ‘boshe’ të presidentit
10/03 14:54
Top Channel/ Trump telefonatë me Putinin, diskutuan për luftërat në Ukrainë dhe Iran
10/03 14:53
Top Channel/ Trump: Lufta mund të mbarojë shpejt! Netanyahu: Po ja thyejmë kockat Iranit
10/03 14:52
Top News – Iranit po i mbarohen raketat / ‘Vetëm disa ditë larg…por ka ende një kartë në dorë’
10/03 14:43
Top News – Shoigu, grusht shteti kundër Putinit / Interneti mbyllet në të gjithë Rusinë, ç’po ndodh?
10/03 14:34
Top Channel/ Libani kërkon armëpushim: Gati të çarmatosim Hezbollahun nëse ushtria…
10/03 12:14
Top Channel/ Alarm nga raketat e Iranit, 2 incidente në jug të Turqisë. Erdogan paralajmëron Iranin
10/03 12:13
Top Channel/ 11 ditë luftë në Lindjen e Mesme/ Përfshihen Emiratet Arabe, Irani bllokon naftën
10/03 12:13
Top Channel/ Trump deklaroi se fundi i luftës është afër. Bursa zbriti nga 120 në 84 dollarë
10/03 12:12
Top News – E shpartallon Iranin pa asnjë ushtar / Ishulli i vogël në shënjestrën e Trumpit
10/03 12:06
Top News – Marina franceze në shpëtim…! Macron premton të mbrojë Ngushticën e Hormuzit
10/03 12:05
DIGITALB DIGITALB