Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç deklaroi se Shtetet e Bashkuara të Amerikës qëndrojnë pas fuqizimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës. Sipas udhëheqësit serb, vazhdimi i armatosjes së Forcave të Sigurisë së Kosovës synon të largojë plotësisht çdo gjurmë të ekzistencës së Serbisë nga territori i Kosovës. Gjatë konferencës për media Vuçiç tha se Serbia do të armatoset, për të “parandaluar çfarëdo agresori”.