Pas rrëzimit të një droni ushtarak amerikan në Detin e Zi nga Rusia, SHBA-ja ka lëshuar një sërë deklaratash duke akuzuar Moskën për ‘sjellje të papranueshme”. Në një deklaratë, zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, John Kirby, shpjegoi se droni amerikan pësoi dëmtim të helikës nga një avion luftarak rus Su-27, duke theksuar se SHBA bëri çmos për të zvogëluar rrezikun.