Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila e konsideroi absurde përdorimin e deklaratës së presidentit amerikan për luftën e brendshme politike. Pak ditë më parë, Trump përmendi ndërmjetësimin e tij në raportet mes Kosovës dhe Serbisë si shembull të rolit të SHBA-së në parandalimin e konflikteve.