Sekretari Amerikan i Shtetit, Anthony Blinken ka telefonuar presidentin serb Aleksander Vuçiç, për të folur pikërisht për ngajrjet në very të Kosovës, që ngriten edhe njëherë në maksimum tensionet mes dy vendeve. Lajmin e bëri të ditur vetë presidenti serb, në një bashkëbisedim me median, teksa tha se telefonata me Blinken nuk ka qenë aspak e lehtë dhe se Shtetet e Bashkuara të Amerikës mund të marrin masa ndëshkuese ndaj Serbisë.