Top News – SHBA paralajmëron qytetarët e saj / ’Evitoni Bjellorusinë, situata në prag vlimi’
02/02/2022 11:47

Departamenti amerikan i Shtetit ka paralajmëruar udhëtarët amerikanë që të shmangin Bjellorusinë, për shkak të, siç ka thënë, tensioneve përgjatë kufirit të Bjellorusisë me Ukrainën. Paralajmërimi vjen pas rritjes së shqetësimeve globale se Rusia mund të jetë gati për të pushtuar Ukrainën fqinje. Moska, tash e sa javë, ka grumbulluar më shumë se 100 mijë trupa në zonat kufitare, duke përfshirë Bjellorusinë, e cila ndan kufirin edhe me Rusinë, edhe me Ukrainën. “Për shkak të rritjes së aktivitetit ushtarak rus pranë kufirit me Ukrainën, qytetarët amerikanë që mendojnë të udhëtojnë në Bjellorusi, duhet të jenë të vetëdijshëm se situata është e paparashikueshme dhe se ka tensione të shtuara në rajon”, thuhet në paralajmërimin e Departamentit amerikan të Shtetit. Sipas tij, mundësia e Qeverisë amerikane për të ofruar shërbime rutinore ose emergjente për qytetarët amerikanë në Bjellorusi, është e kufizuar, për shkak të kufizimeve që Qeveria bjelloruse ka vënë tashmë mbi personelin e Ambasadës amerikane në Minsk. “Duke pasur parasysh paqëndrueshmërinë e shtuar të situatës, qytetarët amerikanë këshillohen fuqimisht që të mos udhëtojnë në Bjellorusi”, thuhet në paralajmërim.

Top Channel/ Putin sulmon liderët europianë: derra të vegjël
17/12 23:22
Top Channel/ Shisnin 40 mijë doza narkotikësh në muaj në Itali, arrestohet shqiptar, dyshohet se…
17/12 22:38
Top Channel/ Negociatat për paqe, diplomatët amerikanë dhe europianë bien dakord për siguri
17/12 22:35
Top Channel/ Tronditet Afrika e Jugut, DJ i njohur ekzekutohet me armë zjarri në mes të qytetit
17/12 22:26
Top Channel/ Vrasja makabre e djalit të zyrtarit të lartë ukrainas, u torturua për 200 mijë dollarët
17/12 22:09
Top News – Trupat evropiane do zbrapsin rusët / Merz shpjegon garancitë që i janë ofruar Ukrainës
17/12 15:25
Top News – ‘Momenti i pavarësisë së Evropës’ / Von Der Leyen: Jetojmë në një botë luftërash
17/12 15:11
Top News – Putin kritikon “histerinë” perëndimore: Thirrjet për luftë me Rusinë, marrëzi
17/12 15:10
Top News – Gripi i ri sulmon Evropën / ‘Gjunjëzon’ kujdesin shëndetësor, spitalet në vështirësi
17/12 15:09
Top News – Dinosaurët jetonin në Itali / Gjenden mijëra gjurmë 210 milionë vjeçare
17/12 14:39
Top News – Brezi i humbur i Ukrainës / I bllokuar në një ‘karantinë të përjetshme’
17/12 14:38
Top Channel/ Trump i shtrëngon “lakun” Venezuelës: SHBA bllokon anijet cisternë të naftës!
17/12 14:37
Top News – Rusia, kërkesa ‘të paarsyeshme’ / Meloni flet për diskutimet për paqen në Ukrainë
17/12 13:46
Top Channel/ Krerët e BE-së në Bruksel, cfarë pritet nga samiti: “Detyra” për vitet e ardhshme!
17/12 12:33
Top Channel/ BE heq dorë nga motorët me djegie: Por makina me naftë edhe pas 2035-sës!
17/12 12:08
Top News – Stacion metroje nën Kolose / Bashkë me thesaret antike të qytetit të përjetshëm
17/12 11:53
Top News – Çisternat e naftës ‘nën rrethim’ / Trump ‘bllokon’ hyrjen dhe daljen nga Venezuela
17/12 11:52
Top News – Mossadi kërcënon Iranin / ‘Bombën bërthamore e shihni vetëm në ëndrra’
17/12 11:52
Top News – ‘Të ndalojmë pushtuesit e huaj’ / Trump ndalon hyrjen në SHBA për 20 shtete të tjera
17/12 11:29
Top News – Bum kanabisi, emergjencë ketamine / Aeroporti i Brukselit ‘nën sulm’, rriten sekuestrimet
17/12 11:29
DIGITALB DIGITALB