“Nuk mund të ketë lëvizje të njëanshme ose lëvizje të tilla do të kenë pasoja”, ka qenë kjo deklarata e dërguarit special të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar. Escobar tha për median serbe, Tanjug lidhur me vendimin e Prishtinës për shtyrjen e zbatimit të ndalimit të dinarit serb në Kosovë, se këto çështje duhet të komunikohen me afate në mënyrë që të mos prekin popullatën.