Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës njofton se nuk ka ndryshuar qasje në raport me Sali Berishën. Përmes një deklarate të shkurtër, e ngarkuara me punë e SHBA në Shqipëri, Nancy VanHorn e bëri të qartë se: NANCY VAN HORN - “Ne i qëndrojmë pozicionit tonë të kahershëm se nuk angazhohemi me individë të përcaktuar për përfshirje në korrupsion madhor.” Në të njëjtën deklaratë, diplomatja amerikane në Shqipëri thotë se një opozitë e shëndetshme është pjesë me rëndësi kritike e një demokracie të gjallë e funksionale.