Lufta e re e nisur mes Izraelit e Iranit, që mori shkas nga sulmet e fundit të Tel Avivit mbi Teheran, duke vrarë disa udhëheqës të lartë e shkencëtarë, duket se po bën pjesë të shaj edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Mediet ndërkombëtare raportojnë se Pentagoni po zhvendos anije luftarake dhe burime të tjera ushtarake në Lindjen e Mesme për të ndihmuar në mbrojtjen e Izraelit dhe të trupave amerikane nga ndonjë kundërpërgjigjja e Iranit. Këtë e raporton New York Times, duke cituar disa zyrtarë amerikanë.