Qeveria Amerikane do të dhurojë plot 100 milionë dollarë pajisje hetimore për “FBI-në shqiptare”. Një ditë pas takimit të diplomates Yuri Kim me Arben Krajën dhe drejtuesen e BKH, Aida Hajnajn ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka bërë me dije mbështetjen që do të jepet për agjentët e Byrosë kombëtare të hetimit.