Presidenti amerikan Joe Biden ka shpallur paketën e re të ndihmës ushtarake për Ukrainën e cila ka një vlerë prej 800 milionë dollarësh. Duke folur nga shtëpia e bardhë, Biden e konsideroi Kievin një histori fitoreje për ushtrinë ukrainase ndaj sulmeve të pandaluara ruse, ndërsa shtoi se tani është mëse e nevojshme që të përshpejtohen ndihmat ndaj Ukrainës. Një tjetër ndihmë që presidenti amerikan njoftoi për ukrainën ishte dhe skema për emigrantët e larguar nga lufta.